Një makinë-bombë ka shpërthyer duke vrarë të paktën pesë ushtarë Jemenas në qytetin bregdetar të Adenit. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, që ndodhi në momentin kur trupat me furnizime po bëheshin gati të niseshin për në provincën Abjan.
Autoritetet thanë se ushtarët po dërgoheshin për të luftuar militantë të lidhur me Al Kaedën.
Jemeni është përfshirë prej disa muajsh nga protestat popullore kundër regjimit, si dhe nga përleshje të forcave të sigurisë me militantët islamikë.
Aden, qyteti-port që luan një rol kyc në vend, ka qenë relativisht i qetë pavarësisht protestave të verifikuara në provincat fqinje.
Partitë opozitare në Jemen janë përpjekur të parandalojnë kthimin në vend të presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili ndodhet për mjekim në Arabinë Saudite.
Top Channel