Autori i sulmit me bombë dhe atij të armatosur në Norvegji po bashkëpunon me agjentët e policisë që po e marrin në pyetje.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i policisë norvegjeze, sipas të cilit, 32-vjecari ka deklaruar se ka vepruar i vetëm.
Sipas zyrtarit të lartë të policisë, Anders Behring Breivik rrezikon të dënohet maksimumi me 21 vite burg.
Më herët, avokati i Breivik, Geir Lippestad deklaroi se klienti i tij ka pranuar përgjegjësinë për dy sulmet. “Ai mendonte se ishte e tmerrshme të kryeje akte të tilla, por në mendjen e tij ato ishin të nevojshme”, deklaroi avokati.
Anders Behring Breivik akuzohet për kryerje të akteve terroriste dhe pritet të dalë në sallën e gjyqit ditën e hënë, kur gjyqtarët do të vendosin që ai të mbahet në gjendje burgimi derisa të kryhen hetimet.
Top Channel