“MoS”, foto shokuese të masakrës

24/07/2011 12:55

“Duhet të vdisni të gjithë”. Me këtë titull e përjavshmja britanike “Mail on Sunday” ka hapur sot numrin e saj, të shoqëruar me një voto shokuese.

Në foton në fjalë duket autori i atentatit të dyfishtë që qëllon pa mëshirë dhe me gjakftohtësi ndaj një personi të shtrirë në tokë, në ishullin Utoja.

Përreth duken edhe trupat e pajetë të personave të tjerë që humbën jetën nga kjo masakër.

Disa dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se Anders Behring Breivik ka qëlluar ndaj disa të rinjve që ishin shtrirë përtokë duke u shtirur si të vdekur, si dhe ndaj disa të tjerëve që kishin mbetur të plagosur.

Breivik, në momentin e atentatit ishte veshur si polic. Në një mesazh të lëshuar nga avokati i tij ditën e sotme, ai shprehet: “Akti ishte i tmerrshëm, por i domosdoshëm”.

Ndërsa autoritetet policore norvegjeze kanë deklaruar se gjatë marrjes në pyetje 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë dhe ka thënë se ka vepruar i vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA