Rusia dënon ngjarjet në Norvegji
23/07/2011 12:30
" /> ">
Presidenti rus Dimitrij Medvedev ka dënuar sot sulmin në Norvegji duke e cilësuar atë si një akt “monstruoz”.
Në mesazhin e presidentit Medvedev që i është derguar kryeministrit të Norvegjisë thuhet se “ne i dënojmë këto krime monstruoze, për të cilat nuk mund të ketë justifikim.”
Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji ka shkaktuar të paktën 91 persona të vdekur.
Top Channel