Dëshmitë tronditëse të tragjedisë

23/07/2011 15:20

“Cdo gjë po shkonte si normalisht, kur papritur dëgjuam të shtëna. Nuk
kuptuam cfarë po ndodhte, na thanë të iknim nga ishulli se një burrë me
uniformë policie po qëllonte si i cmendur. Vrapuam te fshiheshim”.

Kjo ishte deshmia e njerit prej te rinjve qe arriten t’i shpetonin plumbave ne ishullin e Utoeya-s, 30 km larg Oslos. Djaloshi qe beri kete pohim tregonte nga faqja e tij e Tëitter-it sesi te shtenat vazhdonin akoma ne kohen qe ai shkruante. Pati plot deshmi te tilla, te cilat, permes internetit dhe sms-se, percollen kroniken ne direkt te nje makthi. Te tjere rrefyen me pas se c`kishin pare e degjuar.

“Kishte nje cante te mbushur me arme, kishte plot arme me vete. Pati shume te vrare, une shpetova. U perpoqa te shpetoja edhe te tjere, u perpoqa sa munda, por per disa, nuk arrita te bej asgje”, thotë një i ri.

Nje tjeter e mbijetuar, 16-vjecarja Kavitra Aravintan, tregon sesi ne mesin e konfuzionit te krijuar, disa nga te rinjte menduan se personi i armatosur thjesht po bente shaka.

“Ishim mbledhur e thjesht po rrinim. Ai erdhi e nisi te bertiste. Menduam se po tallej….”, thotë ajo.

Dikush tjeter rrefen se u hoq si i vdekur, qe t’i shpetonte terbimit te agresorit. Pavaresisht sulmit, lideri I levizjes rinore laburiste ne norvegji, Eskil Pedersen, tha se iniciativa e kampingut, do te vazhdoje.

“Kampi yne veror ka qene perhere nje event i jashtezakonshem. Njerezit kane mesuar prej tij e kane krijuar miqesi te reja. Kjo qe ndodhi ishte vertet nje tragjedi dhe ne do te vazhdojme te punojme fort, tanime edhe per kujtimin e njerezve  qe humbem”, thotë Pedersen.

Shefja e diplomacise amerikane, Hillari Klinton percolli ngushellimet e saj dhe solidaritetin ne nje moment te

“Dua t’i shpreh popullit te Norvegjise simpatine time dhe solidaritetin e plote. Shtetet e Bashkuara denojne cdo forme terrorizmi, ngado qe vjen ajo. Nje tragjedi e tille godet drejt e ne zemren e nje populli paqesor. Norvegjia njihet mire per perpjekjet e saj ne zgjidhjen e konflikteve, bashkimin e njerezve, dhe ka qene per te gjithe shembull i nderveprimit shoqeror”, u shpreh Klinton.

E perditshmja norvegjeze Verdens Gang citon nje mik te Anders Breivik, personit qe besohet se eshte autori i te dy sulmeve, te thote se 32-vjecari ishte kthyer ne nje ekstremist te krahut te djathte qe ne moshen 20 vjec. Ai nuk ngurronte t’i shprehte edhe online pikepamjet e fuqishem nacionaliste dhe ishte kundershtar i betuar i idese se njerezit me backgrounde te ndryshme kulturore, mund te jetojne qetesisht perkrah njeri-tjetrit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA