Sulmet në Oslo janë marrë përsipër nga një grup deri më sot i panjohur, “Mbështetësit e Xhihadit Global”, që autoritetet e lidhin me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.
Lajmin e bën të ditur televizioni publik norvegjez NRK, ndërkohë që burime policore të cituara nga televizioni tjetër TV2, deklarojnë se dyshohet që shpërthimi tek ndërtesat qeveritare të jetë bërë me një autobombë.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se, në pamjet e regjistruara nga telekamerat është vënë re një automobil i madh që ka kaluar në zonë pak para shpërthimit.
Ndërkohë, zëdhënësi i qendrës së kontrollit ajror ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore norvegjeze.
Sipas zëdhënësit Sindre Anonsen, për momentin trafiku ajror po ecën normalisht, por mund të vendosjet pezullimi i tij.
Top Channel