Jemen, Saleh sërish thirrje për dialog

18/07/2011 17:40

“Ftoj sërish të gjitha forcat politike që t’i rikthehen arsyes dhe t’i përgjigjen pozitivisht apelit për dialog, me qëllim që të dalim nga kriza e shkaktuar nga disa persona”.

Është ky apeli i presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, që vazhdon të jetë i shtruar në Arabinë Saudite, pas atentatit të 4 qershorit në Sana.

Saleh ka shkruar një editorial të publikuar në disa të përditshme, me rastin e 33-vjetorit të ardhjes së tij në pushtet.

Presidenti vazhdon të kundërshtojë tërheqjen e tij, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve, dhe i cilëson protestuesit si grupe terroriste dhe kriminale që duan të marrin me dhunë pushtetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA