Borxhi, shumica e amerikanëve pro-Obamës
18/07/2011 19:15
Shumica dërrmuese e amerikanëve mbështet motivet e presidentit Barack Obama në negociatat delikate me republikanët, mbi masat për të rritur kufirin e borxhit dhe deficitit.
Sipas një sondazhi të CBS, 71 për qind e opinionit publik janë kundër mënyrës se si konservatorët po menaxhojnë përballjen me Shtëpinë e Bardhë.
Vetëm 21 për qind është në favor të tyre, duke konfirmuar atë që vetë Obama tha, se shumë zgjedhës republikanë janë pro propozimit për sakrifica fiskale për të pasurit.
Vetëm dy ditë më parë presidenti amerikan ftoi republikanët për të miratuar planin e tij, për të shmangur atë që ai e quajti “armagedoni ekonomik”.
Top Channel