Gjenerali David Petraeus, komandanti i trupave te NATO-s ne Afganistan,
i ka dorezuar zyrtartisht pergjegjesine per fushaten ushtarake
pasardhesit te vet, gjeneral lejtnant John Allen.
Petreas, qe mbikqyri vitin e kaluar shtimin e trupave amerikane ne vend, do te kthehet ne Shtetet e Bashkuara per te marre ne dore drejtimin e agjensise qendrore te inteligjences.
Kalimi i pergjegjesive u be vetem pak ore pasi nje keshilltar i ngushte i presidentit Hamid Karzai u vra gjate nje sulmi ne Kabul. Ndersa mengjesin e se dieles, nga Afganistani, mberrinte lajmi se NATO-ja i ka dorezuar forcave lokale kontrollin e provinces se Bamiya. Kjo ishte e para e 7 zonave qe do t’i kalohen forcave afgane te sigurise ne baze te planit te bere publik nga presidenti Karzai ne muajin mars.
Aleanca do t’ia kaloje te gjitha kompetencat e sigurise ushtrise dhe policise afgane permes nje procesi gradual që do të përfundojë në vitin 2014. Karzai ka insistuar prej kohesh per nje transferim te tille.
Ne qershor, Barak Obama njoftoi planet për tërheqjen e 33 mijë trupave amerikane gjatë 14 muajve të ardhshëm. Gjermania eshte zotuar gjithashtu të pakësojë kontigjentin e saj prej 5 mijë trupash nga fundi i këtij viti, ndersa ne nje program te njejte me trupat amerikane do te terhiqen edhe 4 mije ushtaret franceze ne Afganistan.
Top Channel