Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po qendron në Greqi për të treguar mbështetjen e SHBA-ve në përballjen me krizën financiare ku ka hyrë ky vend.

Gjatë vizitës së saj dyditore në Athinë, Clinton do të zhvillojë takime me presidentin Karolos Papulias, kryeministrin Jorgo Papandreu, ministrin e Jashtëm dhe atë të Financave.

Clinton po vazhdon kështu pjesën e dytë të turit të saj diplomatik ndërkombëtar, që parashikon ndalesa edhe në Indi, Indonezi, Hong Kong dhe Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA