Tërheqja e trupave britanike para kohe nga Afganistani mund të përbëjë një “dobësim të rrezikshëm” të trupave të mbetura.
Kështu kanë deklaruar deputetët britanikë. Anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes janë shprehur se plani i kryeministrit Cameron për t’u tërhequr brenda vitit 2014 mund të minojë strategjinë e koalicionit ndërkombëtar.
Edhe anëtarët e tjerë të Parlamentit kanë deklaruar se nuk janë ende të bindur nëse trupat në Afganistan kanë numrin e duhur të helikopterëve.
Sekretari për Mbrojtjen, Liam Fox ka deklaruar se në Afganistan ka ende shumë punë për të bërë, por ka nënvizuar se tërheqja është një objektiv i arritshëm.
Gjatë një vizite më herët gjatë muajit, kryeministri britanik njoftoi tërheqjen e 500 trupave, duke shkurtuar numrin total të ushtarëve në 9 mijë brenda shtatorit të vitit 2012.
Top Channel