Ambasadori i ri i SHBA në Maqedoni, Paul Wallers ka deklaruar se do të ndihmojë vendin ballkanas në proceset që ka përpara.
Duke folur në komisionin e punëve të jashtme të Kongresit, Wallers ka theksuar se do të ofrojë mbështetje për luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen ekonomike.
Gjithashtu, ai ka premtuar se do të angazhohet për zgjidhjen e cështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, që po pengon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Ndër të tjera, Wallers ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në vecanti në Afganistan dhe Irak.
Ndërkohë, ambasadori në ikje, Philip Reeker do të emërohet zëvendës-ndihmës sekretar i Shtetit për cështjet e Evropës dhe Euroazisë.
Top Channel