Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se me propozim-ligjin për përdorimin e simboleve është duke përbuzur flamurin shqiptar.

Për PDSH-në opozitare është e papranueshme dispozita sipas të cilës flamuri shqiptar do të mund të përdoret zyrtarisht vetëm nëse është 30% më i vogël se flamuri maqedonas.

“Ne e dimë se Kushtetuta e Shqipërisë e ka precizuar në mënyrë të saktë se si përdoret flamuri kombëtar shqiptarë. Këto dimensione që na i propozon BDI-ja janë propozime qesharake që në esencë e përbuz flamurin kombëtar”, u shpreh Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Seanca kuvendore ku u diskutuan ndryshimet e ligjit për simbolet dhe gjuhën, është shoqëruar me shumë debate. Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, akuzoi Partinë Demokratike Shqiptare se në vitin 2008, kur ka qenë në qeveri me kryeministrin Nikolla Gruevski, ka bërë komplote për vrasjen e shqiptarëve.

“Ne me asnjërin partner koalicioni, asnjëherë nuk do të bëjmë skenare, marrëveshje, strategji e komplote për të vrarë shqiptarë në ditën e zgjedhjeve, sic keni bërë ju më 1 qershor të vitit 2008”, akuzoi Mehmeti.

Këto akuza kanë tensionuar situatën në Kuvend. Deputetët e PDSH-së, kanë këruar nga kryeparlamentari të ndëpresë senacën dhe të ftojë në Kuvend kryeministrin Gruevski për të sqaruar akuzat e deputetes Ermira Mehmeti. Mirëpo edhe pse seanca u ndërpre për një orë, kryeministri nuk u paraqit në Kuvend.

“E shohim se nuk ka gadishmëri kryeministri që të vijë këtu dhe të përgjigjet për këto akuza. Mirëpo pa dyshim, ne do të shfrytëzojmë të gjitha procedurat ligjore që të vijmë deri tek përgjegjësia për këto fjalë të thëna nga deputetja”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Propozim-ligji i BDI-së për simbolet, parashikon përdorimin e flamurit shqiptar vetëm në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë mbi 50% të popullatës dhe me kusht që flamuri kombëtar të jetë në dimensione më të vogla nga flamuri shtetëror maqedonas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA