Në pikën kufitare në Merdare janë konstatuar një sërë rastesh të kontrabandës së naftës së blerë në veri të Mitrovicës.

Zyrtarë të doganave kanë deklaruar se janë informuar për këto raste dhe se po mbledhin faktet e nevojshme për të vijuar hetimet.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve tregojnë se ka raste kur pronarët e kamionëve furnizohen me naftë në veri të Mitrovicës dhe pastaj përmes Serbisë dhe pikës së Merdares e risjellin naftën në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA