EULEX është në pritje të një përgjigjeje nga Kuvendi i Kosovës lidhur me cështjen e imunitetit të deputetëve kosovarë.
Numri dy i misionit, Andy Sparks ka deklaruar se deri tani një përgjigje e tillë ka munguar, por ka refuzuar të dalë me një qëndrim konkret ndaj qëndrimit të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Nuk dua që tani të paraqes ndonjë qëndrim të EULEX pa marrë një përgjigje zyrtare nga kryetari i Kuvendit. Ai u ka thënë mediave se kërkesa jonë nuk është kushtetuese dhe ligjore. Nëse me të vërtetë ky është qëndrimi i tij, atëherë unë nuk mund ta gjykoj si të drejtë, por preferoj që të presim dhe të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tij”, ka deklaruar Sparks.
Zyrtari britanik ka shtuar se misioni evropian për rendin dhe ligjin nuk mund të ndërmarrë hapa të tjerë nëse në Kuvend nuk merret vendimi i duhur për cështjen e imuniteteve.
Top Channel