Autoritetet serbe kanë shprehur sot besimin e tyre se i kërkuari i fundit nga gjykata e Hagës, Goran Haxhic, do të arrestohet së shpejti.

“Më parë të gjitha kapacitetet ishin drejtuar tek Karaxhic dhe Mlladic. Jam i sigurt se ky rast është shumë më i lehtë dhe se ai do të jetë së shpejti në Hagë”, ka deklaruar Rasim Lajic.

Kreu i këshillit për bashkëpunimin me Hagën ka nënvizuar se do të ishte mirë që Haxhic të dorëzohej, në mënyrë që të shfrytëzojë përfitimet që i jep ligji në raste të tilla.

Aktualisht, dy të akuzuarit kryesorë, Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhic ndodhen në Hagë, ku po gjykohen për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vecanti për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA