Policia rumune ka zhvilluar sot një operacion kundër mashtrimeve përmes blerjeve online, duke arrestuar plot 90 persona në të gjithë vendin.

Të dyshuarit akuzohen për mashtrim të blerësve online, për një shumë që arrin deri në 20 milionë dollarë, duke u shitur atyre mallra fiktive në faqe interneti si eBay dhe Craigslist.org.

Qindra viktima, shumica e të cilëve nga Shtetet e Bashkuara, paguanin për mallin që dëshironin por nuk e merrnin atë.

Prokurorët deklarojnë se kriminelët përdornin identitete të rreme për të transferuar paratë nga jashtë shtetit në Rumani.

Në kuadër të operacionit, policia rumune ka kontrolluar mbi 110 shtëpi në nëntë qytete të ndryshme të vendit.

Autoritetet besojnë se grupi kriminal i organizuar, me një rrjet të jashtëm, postonte lajmërime për shitjen e objekteve si makina, motorë, varka dhe elektronikë.

Hetuesit rumunë, që në këtë rast po bashkëpunojnë ngushtë me ata amerikanë, kanë saktësuar se rreth 1 mijë blerës janë mashtruar përmes kësaj skeme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA