Një projektligj i propozuar nga BDI lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë ka shkaktuar debate të forta.

Opozita shqiptare thotë se kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh.

“Këto projektligje nuk sjellin asnjë ndryshim për shqiptarët. Me të, jo më shumë se 30 shqiptarë do të marrin të drejtën të flasin në Parlament me gjuhën shqipe. Këtë të drejtë ata nuk do ta kenë në qeveri apo në organet e ministrive të ndryshme”, ka deklaruar Zejadin Sela, deputet i PDSH-së.

“Ne propozojmë një ndryshim që avancon gjuhën zyrtare në organet e pushtetit qendror. Do të dëgjoni shumë drejtorë e zyrtarë të tjerë të emëruar që do të flasin shqip”, ka replikuar Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Ndërkohë, partia maqedonase në pushtet e ka mbështetur këtë ide, por opozita maqedonase e ka cilësuar si tradhëti kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA