Lunacek: Marrëveshjet nuk cënojnë integritetin
14/07/2011 10:30
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se
marrëveshjet që ka arritur Kosova me Serbinë nuk cenojnë integritetin
dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi sipas saj ato janë
arritur në mes të dy vendeve të pavarura.
Sipas Telegraf, Lunacek theksoi se marrëveshjet nuk prekin asnjë milimetër të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Mendoj se marrëveshjet janë arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Pra mendoj që këto marrëveshje nuk cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ajo.
Sipas Lunacek, as nxjerrja e tabelave KS për serbët nuk paraqet asnjë shkelje të sovranitetit.
Top Channel