Krasniqi: Imuniteti, i përcaktuar me ligj
14/07/2011 15:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sapo është kthyer nga Brukseli ka deklaruar se cështja e imunitetit të deputetëve është e përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë.
Duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Christopher Dell, Krasniqi është shprehur se ato synojnë largimin e vëmendjes nga problemet konkrete që ka Kosova.
Duke folur në një konferencë për shtyp, kryetari i Parlamentit ka theksuar se sundimi i rendit dhe ligjit arrihet vetëm duke ndjekur rrugën ligjore dhe kushtetuese.
“Deputetët, edhe në Parlamentin Evropian, nuk kanë fuqi ekzekutive. Kërkesa e tyre është që sundimi i rendit dhe ligjit të bëhet pa alternativa”, ka pohuar Krasniqi.
Top Channel