Zyra Civile Ndërkombëtare ka mbyllur sot zyrtarisht përfaqësinë e saj në Gjilan.

Christopher Rovan, numri dy i ICO-së, ka deklaruar se mbyllja e kësaj zyre nuk nënkupton përfundimin e bashkëpunimit me rajonin e Gjilanit.

Rovan ka vlerësuar punën e mirë që sipas tij është bërë me procesin e decentralizimit dhe krijimit të tre komunave të reja në këtë rajon.

“Komunat këtu kanë ndërtuar kapacitete të mjaftueshme dhe janë të gatshme të përballen me të gjitha sfidat, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës”, ka pohuar Rovan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA