Nje interviste e kryeministrit grek botuar ne versionin e sotem gjerman
te ‘Financial Times’ me titull “Papandreu i ben presion BE dhe FMN te
nxitohen” ka shtangur te gjithe shoqerine greke.
Pas fjaleve te mira per perpjekjet e dhimbshme me masat e rrepta financiare qe miratoi parlamenti, greket prisnin nje pakete te dyte shpetimi nga partneret europiane.Por tashme ata po degjojne nga te gjithe, madje edhe nga vete kryeministri i tyre, jo vetem per nje falimentim selektiv te vendit, por edhe per nje pamundesi te perkohshme te shtetit,te paguaje rrogat e qytetareve te tij.
Per mundesine e nje falimentimi selektiv, kishte folur edhe vete numri dy i qeverise dhe ministri i Financave Evangjelos Venizellos pas mbledhjes se Eurogrupit ne Bruksel, duke theksuar se “kjo shprehje nuk duhet te na trembe, sepse nuk është një falimentimi i vertete, por nje vleresim i obligacioneve nga agjencite e vleresimit te kreditit”.
Madje mediat vendase filluan te shpjegojne se cfare nenkupton ky term, problemet e mundeshme qe do te perballojne bankat ,duke qetesuar nderkohe qytetaret se depozitat bankare ne kete rast nuk do te rrezikohen, sepse do te ndihmoje me likuiditet BQE.
Duke pare se europianet jane ende te pavendosur per t’i dhene Greqise nje pakete te dyte shpetimi, agjencia e vlerësimit financiar, ‘Fitch’ ka ulur ne mbremjen e se merkures aftësinë kredituese të vendit ne nivelin me te ulet , duke i vlerësuar titujt e borxhit gati në nivel zero.”Nese kete zhvleresim bejne edhe dy agjensite e tjera ‘Moody’s’ dhe ‘Standart&Poors’ vendi shkon automatikisht drejt falimentimit selektiv”, shkruajne sot shume media vendase.
Ndoshta eshte e pamundur qe t’i shmangeni ketij falimentimi te perzgjedhur, shkruhet edhe ne raportin e katert te radhes qe publikoi FMN-ja per ekonomine greke ne te cilin theksohet se Athina duhet te veproje me shpejtesi ne zbatimin e reformave dhe programit financiar dhe paralelisht edhe vendet e Eurozones duhet sa me shpejt te vendosin me cfare menyre te ndihmojne Greqine.
Per sa u perket shifrave, FMN thekson ne raport se Prodhimi i Pergjithshem Bruto do te tkurret sivjet me 3.8% nga 3% qe ishte parashikimi dhe ekonomia e vendit do te kthehet ne ritme pozitive, ne fund te vitit 2012. Ne kete vit borxhi publik i vendit do te arrije shifren rekord te 172% te GDP,me perspektive te reduktohet ne 130% ne fund te ketij dhjetevjecari.
Top Channel