Feith: Të krijohet komuna e Mitrovicës veriore
14/07/2011 13:50
Zyra Civile Ndërkombëtare e konsideron prioritet krijimin e komunës së
re në Mitrovicën Veriore.Shefi i saj Peter Feith tha se ministritë
përkatëse duhet të përgatisin planin buxhetor për këtë komunë, ndërsa
zyra civile ndërkombëtare do të vazhdojë angazhimin e saj në Mitrovicë.
Zyrtarë të Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe të Ministrisë së Pushtetit Lokal u shprehën të përkushtuar për vazhdimin e angazhimit në krijimin e komunës së re në Mitrovicën Veriore.
Shefi i ICO –së, Piter Fajt në takimin ndërministror për decentralizimin kërkoi që të vazhdohet puna me axhendën e parashikuar për këtë proces.
Top Channel