Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nga fundi i muajit korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryenegociatori serb, Borko Stefanovic, pas një takimi me të dërguarin e BE-së, Robert Cooper.

“Në këtë raund do të bisedohet për energjinë elektrike, telekomunikacionin, kadastrën dhe vulat doganore”, ka deklaruar Stefanovic.

Në raundin e fundit, të zhvilluar në fund të qershorit, pala kosovare dhe ajo serbe arritën disa marrëveshje, që janë kundërshtuar nga opozitat e të dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA