Kukan: Të mos braktisen bisedimet
13/07/2011 12:15
Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan vlerëson pozitivisht marrëveshjet e
arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Telegraf, Kukan ka
theksuar se braktisja e bisedimeve do të ishte një vendim i keq.
Kukan ka shtuar se çdo marrëveshje dhe përparim në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave.
Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan ka theksuar se bazuar në zhvillimet e brendshme që janë duke ndodhur në Kosovë nuk është e pamundur që shteti i tij të ndryshojë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës.
Top Channel