Me 203 milionë euro Kosova do të mbështetet financiarisht nga Komisioni Europian për periudhën 2011-2013.

Këto fonde jepen për reforma në sektorin e gjyqësisorit, të administratës publike, për thellimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas kryeministrit Hashim Thaçi, kjo shumë e ndarë për Kosovën tregon për bashkëpunimin me Bashkimin Europian pasi.

Për më tepër, sipas kryeministrit, kjo është edhe një porosi për “zhurmuesit”, siç i ka quajtur ai kritikët e veprimeve të qeverisë në raport me FMN-në.

Në një konferencë për shtyp, ai është pyetur edhe për çështjen e ligjit për mbrojtjen vlerave të luftës.

Sipas tij, ligji është në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Veteranët e ish-UÇK-së, në ditën e 52-të të grevës, anuluan protestën e paralajmëruar për të premten, pasi pasditen e së martës zhvilluan një takim me kryeministrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA