Ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk duhet të mbetet një shtet i harruar në zemër të Evropës.

“Nëse brenda këtij viti ne nuk do të marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ky do të ishte mesazhi më negativ për qytetarët e Kosovës”, ka nënvizuar Hoxhaj.

Deklaratën e tij shefi i diplomacisë kosovare e ka bërë në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel.

Hoxhaj ka shprehur gjithashtu përkushtimin e plotë të qeverisë së Kosovës për vazhdimin e reformave gjithëpërfshirëse, duke e vënë theksin tek ajo për zhvillimin ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA