Drejtori politik në Departamentin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme britanike, Daniel Fearn ka rikonfirmuar sot në Prishtinë mbështetjen e vendit të tij për Kosovën.

“Britania e Madhe do të vazhdojë ta ndihmojë dhe ta përkrahë Kosovën në proceset demokratike”, ka deklaruar Fearn.

Ai ka nënvizuar se Londra zyrtare përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij duhet të vendosë marrëdhënie të qendrueshme mes dy vendeve.

Ndërsa presidentja Jahjaga, nga ana e saj, ka vlerësuar se suksesi i bisedimeve është në interes të dy vendeve dhe dy popujve.

“Zgjidhjet në këtë dialog mund të arrihen nëse respektohen standartet ndërkombëtare”, ka deklaruar Jahjaga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA