Buhler: Situata në veri është e qetë
13/07/2011 17:10
Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Buhler ka deklaruar gjatë një vizite në komunën e Mitrovicës se situata në veri të Kosovës është e qetë.
“Sipas të dhënave të policisë, numri i krimeve në veri të vendit është në rënie”, ka deklaruar gjenerali gjerman.
Përsa i përket ndërrimit të zinxhirit komandues të policisë në këtë zonë, Buler ka nënvizuar se mbështet vendimet e lidershipit të Policisë së Kosovës.
Së fundmi në Mitrovicë ka pasur protesta të banorëve serbë për arrestimin e njërit prej tyre, por nuk ka pasur akte dhune.
Top Channel