Diskutimi rreth marrëveshjeve të dala nga bisedimet Kosovë–Serbi ka bashkuar në një pikë opozitën kosovare.

Me kërkesë të të tre grupeve parlamentare LDK, Vetëvendosje dhe AAK, kryesia e Kuvendit të martën ka miratuar kërkesën, për një seancë të jashtëzakonshme.

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri konfirmoi mbajtjen e seancës, që siç shpjegoi, ka të bëjë me të ashtuquajtura konkluzione mes përfaqësuesit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shtetit serb, që për Beqirin janë të papranueshme dhe rrezikojnë seriozisht sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

“Ne nuk jemi pjesë e Serbisë për të qarkulluar me letërnjoftimet e tyre. Nëse qeveria e interpreton si sukses ata vazhdojnë t’i bëjnë qejfin vetes dhe tentojnë ta gënjejnë popullin e Kosovës”, është shprehur shefi i grupit më të madh opozitar.

Edhe për lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës negociatat me serbët dhe marrëveshjet që po pretendojnë të arrihen po shkelin drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës, ndërkohë që po i shërbejnë axhendës evropiane të Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA