Gazetarët në Shkup protestuan në shenjë proteste pas hedhjes në rrugë të kolegëve të tyre si pasojë e mbylljes së tre gazetave.

Drejtuesit e shoqatës së gazetarëve i bënë thirrje qeverisë e institucioneve të shtetit që të respektojnë lirinë e shprehjes.

“Shpresojmë që pronarët e mediave do ta kuptojnë mesazhin tonë, institucionet shtetërore gjithashtu dhe të mos përpiqen në të ardhmen të shkelin të drejtat e gazetarëve sepse reagimi do të jetë i ashpër”, thotë kreu i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani.

Javën e kaluar në Maqedoni u mbyllen tre gazeta të përditëshme, “Vreme”, “Shpic” dhe “Koha e Re”, ndërsa edhe televizioni A1 është drejt mbylljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA