Opozita në Prishtinë kritikoi ashpër qeverinë pas bërjes publike të tre marrëveshjeve të arritura me Serbinë gjatë negociatave në Bruksel.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se me këto marrëveshje cënohet sovraniteti i Kosovës.

Të ndodhur para aktit të kryer, deputetët e opozitës, deklarojnë se marrëveshjet me Beogradin e shndërrojnë Kosovën në pjesë autonome të Serbisë.

“Përshtypja ime është që me vetë faktin që nuk ka marrëveshje të nënshkruara, është një devijim. Nëse qytetarët e Kosovës nuk mund të kalojnë në territorin e Serbisë me targa RKS, kjo është absolutisht shmangie dhe ecje prapa e panevojshme dhe e dëmshme”, thotë deputeti i LDK-së dhe ish-Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

“Cështja e dokumentit të udhëtimit, Serbia nuk ka pranuar pasaportën pasi është dokument i shtetësisë me të cilin kalohet kufiri shtetëror, por ka pranuar vetëm letërnjoftime që janë më shumë të karakterit civil dhe administrativ. Të gjitha propozimet e Serbisë janë ashtu sic edhe ajo e mendon statusin e Kosovës, pra një autonomi e cila maksimalisht mund të lëshojë vetëm dokumente civile dhe administrative”, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA