Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se vendi i tij është i
përgatitur për bisedime konstruktive me Kosovën, por nuk do t’i kalojë
vijat e kuqe.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “AP”, Jeremic ka nënvizuar se Serbia nuk ndodhet nën presionin e BE-së përsa i përket të ardhmes së Kosovës.

Deklarata e Jeremic vjen vetëm pak ditë pasi Serbia dhe Kosova arritën në Bruksel marrëveshjet e para që prej shpalljes së pavarësisë.

Marrëveshjet në fjalë u kritikuan ashpër nga opozita nacionaliste serbe, sipas të cilës në këtë mënyrë Serbia po njeh gradualisht Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA