Thaci uron Obamën për pavarësinë
04/07/2011 14:00
Në ditën e pavarësisë së SHBA-së, kryeministri Hashim Thaçi, i ka
dërguar një telegram përshëndetës presidentit amerikan Barak Obama.
”Kosova dhe institucionet e saj janë përkrahëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësojnë lart kontributin e tyre në ruajtjen e paqes, krijimin e stabilitetit dhe përhapjen e vlerave globale anembanë botës”, thuhet në telegramin përshëndetës.
Në telegram po ashtu vlerësohet lart roli historik i SHBA-së në mbrojtje të popullit shqiptar në përgjithësi e sidomos në përkrahjen e Kosovës në vitet 1998-1999 dhe më pas në ndërtimin e Institucioneve shtetërore të saj.
Top Channel