Serbët e Kosovës janë të painformuar mbi bisedimet që po zhvillohen me Serbinë, pavarësisht se një pjesë e marrëveshjeve kanë si synim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kështu thotë një sondazh i realizuar nga Qendra Rinore në Gracanicë, sipas të cilit serbët e shtetit të ri nuk e kanë idenë mbi marrëveshjet e arritura mes palëve.

Sipas sondazhit, shumica e të intervistuarve shprehen neutralë ndaj bisedimeve, duke e argumentuar qëndrimin e tyre me faktin se dinë temat, por jo përmbajtjen e tyre.

Rezultatet e anketës tregojnë gjithashtu se 70 për qind e të intervistuarve nuk dinë emrat e shefave të delegacioneve, ndërsa 80% nuk dinë funksionet e tyre në qeveri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA