Partitë e opozitës në Kosovë kanë kërkuar nga qeveria sqarime mbi marrëveshjet e arritura me Beogradin dhe mbi mënyrat e zbatimit të tyre.

“Në radhë të parë duhet të kemi të qartë nëse janë marrveshje dhe nëse po, cfarë marrëveshjesh janë. Duhet të sqarohen mënyrat se si do të zbatohen dhe nga kush do të mbikëqyren”, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka paralajmëruar se marrëveshjet nuk do të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës nëse vetëm janë arritur dhe nuk janë nënshkruar.

“Ato nuk do të kenë statusin e marrëveshjeve ndërshtetërore, sepse Beogradi nuk ka dashur që Kosova dhe Serbia të jenë palë në një marrëveshje të tillë”, ka pohuar Konjufca.

Ndërsa Burim Ramadani, nga radhët e AAK-së, ka kërkuar që përmbajtjet e marrëveshjeve të sillen në Kuvend, për të verifikuar nëse ato janë ose jo në interes të qytetarëve të Kosovës.

Takim i radhës mes Prishtinës dhe Beogradait do të mbahet nga mesi i këtij muaji, ku do të diskutohet për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njohjen e vulave doganore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA