Përkundër asaj qe kishte deklaruar se do ta bojkotonte seancen e sotme
në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hage, Ratko Mlladic eshte paraqitur
ne salle.

Por ish-lideri ushtarak serbo-boshnjak eshte urdheruar te dale jashte pasi ka nderprere gjykatesin Alfons Orie ne menyre te perseritur. Ky i fundit refuzoi kerkesen e avokatit mbrojtes per shtyrjen e seances.

Mlladiç, i cili akuzohet për krime lufte në konfliktin tre vjeçar të Bosnjes që përfundoi në vitin 1995, ishte planifikuar të dilte në seancë për të deklaruar nëse i pranon ose jo akuzat. Nëse nuk paraqitej, atëhere gjykata do ta konsideronte këtë si një pohim se ai nuk i pranon akuzat.

Ratko Mlladiç është akuzuar për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë – vrasja më e rëndë masive në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore – si të rrethimit të Sarajevës për një periudhë 44-mujore, gjatë të cilit vdiqën 10 mijë njerëz. Nëse shpallet fajtor, Mlladiçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua në Serbi në muajin maj, pas 16 vjetësh në arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA