“Standart&Poor’s” ka paralajmëruar se propozimet aktuale për ristrukturimin e borxhit të Greqisë do të përbënin një “default” me të gjitha efektet.
Agjencia ka deklaruar se planet për përfshirjen e sektorit privat në planet për reduktimin e borxhit do të nxisnin një hap prapa për shkak të kritereve.
Javën e kaluar, Parlamenti grek miratoi masat anti-krizë për të siguruar mbështetje të mëtejshme financiare. Megjithatë, ka një rritje të opinionit se ristrukturimi i borxhit është i paevitueshëm.
Bankat gjermane dhe ato franceze kanë rënë dakord në parim për të shtyrë afatet e huave të dhëna Greqisë, për t’i dhënë vendit më shumë kohë për t’i shlyer ato.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë rishikimin e procedurave për kthimin e borxhit grek në obligacione të reja.
Top Channel