Meksikë, gjenden trupa pa kokë

03/07/2011 08:25

Dy kufoma pa kokë janë hedhur para redaksisë së dy gazetave të portit Mazlatan, në shtetin e Sinaloas, në Meksikë.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i këtij rajoni, Mario Lopez.

Tek kufomat janë gjetur mesazhe kërcënuese ndaj Lopez të lëna nga “Los Zetas”, banda kryesore e trafikantëve të lëndëve narkotike në zonë.

Vetëm pak ditë më parë, një nga liderët kryesorë të “Los Zetas” ka përfunduar në pranga.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA