Tajlanda në prag zgjedhjesh
02/07/2011 21:50
Në Tajlandë u zhvilluan mitingjet e fundit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen të dielën.
Kryeministri Abhisit Vexhaxhiva që drejton demokratët do të përballet me Partinë Puea që udhëhiqet aktualisht nga motra e Thaksin Shinauatras, Jingluk.
Gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit në vend janë regjistruar protesta të përgjakshme dhe në prag të zgjedhjeve u morrën masa të shumta sigurie.
Rreth 170 mijë policë do të vendosen në qendrat e votimit.
Analistët thonë se megjithëse Thaksin Shinauatra nuk do të kandidojë dhe madje nuk ndodhet në atdhe, ai mbetet një figurë me influencë në vend, duke i shtuar shanset të motrës, në rast fitoreje të bëhet kryeministrja e parë në vend.
Top Channel