Aleatët e ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss Kahn kanë deklaruar se
ai mund të kthehet sërish në skenën politike franceze, tani që u lirua
nga arresti i shtëpisë.
Para se të akuzohej për dhunë seksuale ndaj një kamariereje në një hotel të Nju Jorkut, Kahn shihej si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit francez.
Dyshimet e ngritura mbi besueshmërinë e kamarieres kanë bërë që cështja e ngritur ndaj ish-kreut të FMN-së të shkojë drejt shkrirjes.
Ditën e premte një gjyqtar urdhëroi lirimin e Strauss Kahn, i cili do të jetë i lirë të lëvizë në SHBA, por nuk do të mund të lërë vendin pasi do t’i duhet të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë muajit.
Zoti Strauss Kahn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka mohuar rreptësisht akuzat ndaj tij.
Top Channel