Siri, sërish protesta
02/07/2011 02:40
Mijëra persona dolën sërish në rrugët e sheshet e qyteteve më të mëdha siriane për t’i kërkuar presidentit, Bashar Al Assad largimin nga pushteti.
Protestuesit u grumbulluan pas faljes së të premtes. Manifestim pati edhe në Damask, të cilin opozita vendase e quajti së më i madhi i mbajtur ndonjëherë në vend.
Grupet dhe organizatat humanitare që veprojnë në vend raportojnë për të paktën 14 persona të vrarë dhe dhjetra të palgosur.
Ndërkohë, SHBA i ka dërguar një tjetër paralajmërim presidentit Al Assad. Duke folur nga Lituania, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se koha për kryerjen e reformave për qeverinë siriane të presidentit Basha Al Assad është duke përfunduar.
Top Channel