Referendumi në Marok, “po” ndryshimeve kushtetuese

02/07/2011 03:10

Marokianët i thanë po ndryshimit të kushtetutës vendase dhe reformimit të sistemit qeverisës në vend.

Në votim mori pjesë rreth 65 përqind e personave me të drejtë vote, 98 përqind e të cilëve u shprehën në favor të ndryshimeve kushtetuese që do të pasojnë pas këtij votimit.

Pas këtij referendumi, kushtetuta e re pritet të njohë ndarjen e pushteteve në vend, reduktimin e pushtetit të mbretit dhe më shumë liri veprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA