Qendra e Shkupit është kthyer në qendër e përmendoreve ku qeveria po vazhdon ndërtimin e statujave të figurave të historisë.

Por i gjithë ky proces ka një kosto të madhe financiare për të cilën askush nuk është në dijeni. Opozita thotë se qeveria po pastron paratë me këtë mënyrë.

Shqetësim për mosbërjen transparente të shpenzimeve në lidhje me përmendoret që do të ngrihen në sheshin e qytetit, në kuadër të projektit, Shkupi 2014, e kanë shprehur edhe Transparency International në kryeqytetin maqedonas.

“Për financimin e këtyre projekteve nuk thuhet kurrë se sa para do të harxhohen? Kush është investitor? Pastaj nuk ishin parashikuar mjetet në buxhetin shtetëror. Në procedurën e tenderimit nuk ka konkurencë dhe nuk ka garë mes disa ofertave”, deklaron, Slagjana Taseva, kryetare e TI në Maqedoni.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë