Libi, Gaddafi kërcënon Evropën

02/07/2011 08:30

Lideri libian Muammar Gaddafi ka kërcënuar se do të sulmojë Evropën si hakmarrje ndaj sulmeve të NATO-s në Libi.

Koloneli deklaroi dje se Libia do të godasë familje, shtëpi dhe zyra evropiane, nëse Aleanca nuk ndalon fushatën e saj të sulmeve.

Ai foli përmes një mesazhi audio të transmetuar për dhjetra mbështetës të mbledhur në sheshin qendror të Tripolit.

Mesazhi i tij vjen pasi Franca konfirmoi se ka furnizuar me armë trupat anti-qeveritare, në vecanti ato të fisit Berber në afërsi të kryeqytetit libian.

Në fjalimin e transmetuar, Gaddafi u bëri thirrje mbështetësve që të marshonin në malet perëndimore, zona ku janë shpërndarë armët e Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA