Itali, shpëtojnë 214 refugjatë në jug

02/07/2011 09:10

Një mjet lundrues i nisur nga Libia me 214 refugjatë, mes të cilëve 27 gra dhe 11 fëmijë, është shpëtuar nga roja bregdetare italiane rreth 30 milje nga Lampeduza.

Emigrantët ishin në një varkë dhe ndodheshin në vështirësi për shkak të detiti të trazuar, me dallgë të mëdha.

Ata vinin nga Afrika Nënsahariane dhe pasi janë shpëtuar nga roja bregdetare janë transferuar në një qendër pritjeje.

Konflikti i armatosur në Libi ka bërë që me mijëra banorë nga ky vend të kërkojnë shpëtim në Evropë dhe kanë zgjedhur Lampeduzën për të hyrë në kontinentin e vjetër, duke qenë se ishulli ndodhet fare pranë Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA