“Më shumë fat se përvojë”/ Gjashtë orë pritje për një foto, si u kap imazhi i Dukës Andrew pas daljes nga policia
Trazira të rënda janë regjistruar gjatë natës në lindje të Belfastit, në Irlandë, pas mbajtjes së një parade të vogël.
Gjashtë oficerë policie mbetën të plagosur pasi raketa u qëlluan dhe disa automjete u dëmtuan.
Oficerët qëlluan plumba gome dhe përdorën pompa uji për të shpërndarë turmën, ndërkohë që arrestuan 7 persona për trazira.
Trazirat nuk ishin aq serioze sa ato që u regjistruan në të njëjtën zonë rreth dy javë më parë, gjatë të cilave një fotograf u qëllua në këmbë.
Probleme me demonstruesit e djeshëm pati në Castlereagh Street dhe Albertbridge Road.
Policia ndërhyri për të parandaluar përleshjet e dhunshme mes grupeve të vogla nacionalistësh dhe besnikësh në Albertbridge Road, pranë enklavave katolike të Short Strand.
Top Channel