Hong Kong, arrestohen 200 protestues

02/07/2011 11:05

Policia e Hong Kongut ka deklaruar arrestimin e mbi 200 personave pas
demonstratave kundër rritjes së cmimit të pronës dhe propozimit për
ndryshime politike.

Dhjetra mijëra persona u tubuan ditën e premte dhe policia ndërhyri menjëherë për të kryer arrestimet pasi disa prej protestuesve refuzuan të shpërndaheshin nga zona kryesore e biznesit, ku qendruan deri të shtunën në mëngjes.

Policia përdori spraj djegës për të shpërndarë turmën, e cila mblidhet cdo vit më 1 korrik, që është edhe dita kur në vitin 1997 Hong Kongu iu kthye Kinës.

Negociatat mes policisë dhe protestuesve zgjatën për disa orë, pas të cilave u kryen edhe arrestimet, kryesisht për rezistencë dhe tubim ilegal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA