Clinton: Gaddafi t’i lërë kërcënimet

02/07/2011 13:10

Në vend që të kërcënojë, sic bëri dje, Muammar Gaddafi duhet të
shqetësohet për gjendjen e popullit të tij dhe të lërë pushtetin.

Është kjo përgjigjia që i ka dhënë sot nga Madridi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kërcënimeve të bëra dje nga koloneli.

“Presioni mbi Gaddafi-n po rritet, duhet t’i shkojmë deri në fund dhe do ta bëjmë”, ka deklaruar Clinton në një konferencë për shtyp.

Gaddafi deklaroi dje se Libia do të godasë familje, shtëpi dhe zyra evropiane, nëse NATO nuk ndalon fushatën e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA