Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar sot lidhur
me procesin e regjistrimit të popullsisë, të cilin e ka cilësuar si të
dështuar.

Drejtues të këtij subjekti kanë kërkuar përsëritjen e procesit, pasi sipas tyre në të nuk janë përfshirë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Procesi është shoqëruar nga shumë parregullësi, si moszbatimi i ligjit për regjistrimin dhe mosregjistrimi i qytetarëve serbë në veri”, kanë deklaruar zyrtarët e AAK-së.

Rezulton se qytetarët serbë e refuzuan vetë regjistrimin, ndërsa në shumë lagje shqiptare regjistruesit nuk kanë shkuar fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA